Trupat ukrainase përparojnë në dy drejtime drejt Bakhmutit – por situata në qendër të qytetit është më e ndërlikuar

Bota

Trupat ukrainase përparojnë në dy drejtime drejt Bakhmutit – por situata në qendër të qytetit është më e ndërlikuar

Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Trupat ukrainase po “përparojnë gradualisht në dy drejtime” të qytetit Bakhmut, por situata në qendër të qytetit është “më e ndërlikuar”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.

“Trupat tona gradualisht po përparojnë në dy drejtime në periferi të Bakhmut… megjithatë, situata brenda qytetit është më e ndërlikuar”, shkroi Hanna Malyar në Telegram.

Në ditët e fundit, zyrtarët ukrainas dhe rusë kanë thënë se forcat pro-Kiev kanë filluar të tërhiqen brenda dhe rreth qytetit lindor, pasi kanë zmbrapsur një ofensivë disamujore të trupave besnike të Moskës.

Pjesa më e madhe e qytetit, i cili është përmendur si “mulli i mishit” i luftës, është lënë në gërmadha për shkak të luftimeve.

Të premten, Rusia pranoi se forcat e saj kishin përsëri humbje në veri përpara një kundërofensive të premtuar prej kohësh nga Ukraina.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat