Bjellorusia akuzohet për përfshirje në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina

Bota

Bjellorusia akuzohet për përfshirje në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Qeveria bjelloruse dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara gjatë agresionit rus në Ukrainë. Lajmi u konfirmua përmes një raporti paraprak nga udhëheqësit e opozitës bjelloruse në mërgim.

Menaxhimi Kombëtar i Anti-Krizës, i cili kundërshton qeverinë e presidentit Alexander Lukashenko, tha se 2 mijë e 150 fëmijë ukrainas, përfshirë jetimë të moshës 6 deri në 15 vjeç, u dërguan në të ashtuquajturat kampe rekreative dhe sanatoriume në territorin bjellorus.

Rreth 20,000 fëmijë janë transferuar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa disa prej tyre janë vendosur për birësim, ka pretenduar Ukraina.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhra arresti për Vladimir Putin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për dy akuza; krime lufte dhe për zhvendosjen e qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Si kundërpërgjigje, Rusia shpalli padi në mungesë për gjyqtarin dhe prokurorin e GJNP-së që lëshoi ​​urdhërat për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat