SHBA dhe Britania mbështesin deklaratën e G20 në Indi

Bota

SHBA dhe Britania mbështesin deklaratën e G20 në Indi

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:31
Samiti i G20

Liderët botërorë janë mbledhur në Delhi për ditën e dytë dhe të fundit të samitit të G20. Samiti shënohet nga mungesa e Vladimir Putin të Rusisë dhe Xi Jinping të Kinës, ndërsa është larguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Dita e parë dhuroi momente mjaft pozitive, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20.

India njoftoi gjithashtu se u arrit një konsensus për një deklaratë të përbashkët që do të miratohej në fund të samitit. Kjo arritje e madhe u përshëndet nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumë vende të tjera.

Ukraina ka thënë se është e zhgënjyer nga deklarata, e cila nuk e përmend Rusinë dhe as nuk e kritikon drejtpërdrejt për luftën. Kryeministri indian Narendra Modi ia dorëzoi presidencën e G20-ës, presidentit te brazilit, Lula da Silva.

Ky i fundit garantoi se nuk do të arrestohet presidenti rus Vladimir Putin, nëse do të marrë pjesë në samitin e radhës në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat