Kievi: Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë një tjetër qytet

Bota

Kievi: Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë një tjetër qytet

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 21:04
Ukrainë

Trupat ruse kanë nisur sulmet kundër Avdiivka që prej një muaji dhe po tentojë të rrethojnë këtë qytet në Ukrainën Lindore.

Zëdhënësi i ushtrisë Ukrainase, Oleksandr Stupun bëri me dije se qëllimi i Rusisë është të marrin në kontroll një fabrikë industriale të rëndësishme strategjike. Ndërkohë theksohet se të paktën dy civilë janë vrarë.

“Fabrika është e rëndësishme” për forcat ruse, por aktualisht mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë ai.

Në Kherson gjithashtu luftimet janë gjithashtu të ashpra, një burrë u vra në Kintyika nga predhat e artilerisë ruse, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Gjithashtu ai njoftoi se një tjetër person u vra dhe pesë u plagosën nga një sulm rus në fshatin Novoraisk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat