Çfarë është NATO pa SHBA-në? Disa udhëheqës evropianë aktualisht po ndiejnë të dridhura.

Bota

Çfarë është NATO pa SHBA-në? Disa udhëheqës evropianë aktualisht po ndiejnë të dridhura.

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 18:32

Donald Trump thotë se nuk do t'i mbrojë vendet e NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm. Kjo është një shkelje e qartë e Nenit 5.

– NATO është para së gjithash një aleancë e bazuar në besim. Nëse dikush fillon të dyshojë nëse SHBA-të do të vijnë në shpëtimin tonë, NATO automatikisht bëhet më e dobët.

Por a mund të arrijë Evropa të mbrohet vetëm nëse Rusia zgjeron luftën? 

Shkruan ekspertja për Politikën e Jashme Norvegjeze, Marianne Ridrrvold

 

Të dhënat rrjedhin nga IISS Military Balance+ (2025)

– Nëse do ta bëjmë këtë, duhet të kemi aftësi ushtarake, domethënë para, njerëz dhe armë, dhe vullnet politik për ta përdorur këtë  aftësi ushtarake, thotë Håkon Lunde Saxi, profesor në Universitetin Kombëtar Norvegjez të Mbrojtjes.

-Aftësia mbrojtëse e aleancës varet nga ajo që vendet shpenzojnë për mbrojtje. Shtetet e Bashkuara kontribuojnë shumë më tepër se dy të tretat.

Buxheti mbrojtjes i SHBA-ve është 968 miliardë dollarë, dmth  rreth 10,000 miliardë korona ose pesë herë më i madh se buxheti shtetëror i Norvegjisë. ndërsa ai NATO-s pa SHBA-n  është 469.5 miliarda dollarë! 

– Është një situatë me të cilën SHBA-të kanë qenë të pakënaqura për një kohë të gjatë. Ata besojnë se evropianët kanë qenë pasagjerë të lirë në aleancë, thotë Saxi.

Në këtë artikull është biseduar me tetë ekspertë të mbrojtjes – të listuar më poshtë – të cilët besojnë se pjesa tjetër e NATO-s ia ka lënë SHBA-së të mbajë shumë përgjegjësi dhe pajtohen se Evropa kështu ka mbetë  pas dore në mbrojtjen e saj që nga Lufta e Ftohtë. Njerëzit nuk besonin më se do kishte një kërcënim nga jashtë, ata  mendonin se paqja e thellë ishte brumosur, thotë Robert Mood, ish-komandant i ushtrisë norvegjeze.

Por kërcënimi u rikthye në vitin 2014, kur Rusia pushtoi  territorin e Ukrainës, Krimenë dhe në 2022 nisi pushtimin në shkallë të plotë të vendit.

Të jesh në luftë është e kushtueshme për buxhetin e NATO-s e cila ka një mbrojtjeje që tejkalon ato të Ukrainës dhe Rusisë, me SHBA-n, por edhe pa Shtetet e Bashkuara.

Këtë vit, Rusia planifikon të shpenzojë më shumë se 17 trilionë rubla, vlerë kjo mbi 2000 miliardë korona dhe korrespondon me 41 përqind të shpenzimeve totale të vendit.

Nëse shikoni buxhetet e të gjitha vendeve në botë, Rusia shpenzon më shumë para, pra më shumë se 5 përqind të produktit të saj të brendshëm bruto (PBB), vetëm për mbrojtjen. Buxheti i mbrojtjes për pjesën tjetër të NATO-s në miliardë dollarë;

Të dhëna nga; IISS Military Balance+ (20224

Gjermania 85.9! Mbretëria e Bashkuar 81.1 

Francë 64.0……..)Turqi 14.3, Suedi 12.3! Norvegji 9.8! Kroatia1,3

Slovenia 1,2! Luxembourg 0,7 Shqipëria 0,5! Nord-Makedonia 0,4 Montenegro 0,1

   Pjesa e PBB-së së shpenzuar për mbrojtje në Serbi nuk është specifikuar në burimet e disponueshme. Në vitin 2023 ishte 81.34 miliardë dollarë amerikanë, me një pozitë mbas Gjermanisë( 85.9 të vitit 2024

Por, paratë kanë pakë vlerë kur shtei nuk posedon ushtarë!

NATO me SHBA-në kanë  3.3 milionë ushtarë, ndërsa  vetëm vendet e NATO-s, pa SHBA-në kanë 2.0 milionë ushtarë!

Profesori Sax në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes Norvegjeze, nuk beson se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen plotësisht nga NATO.

– Ata do të zvogëlojnë angazhimin e tyre ndaj aleancës mbrojtëse me  numrin e trupave amerikane në Evropë!

-Ai thekson ndër të tjera se, Shtetet e Bashkuara tani po negociojnë paqen në luftën e Ukrainës pa evropianët të ulur rreth tryezës.

-Ushtarët amerikanë në Evropë kanë disa funksione; ata stërvisin ushtarët në përdorin armëve bërthamore amerikane, për të cilat do të mësoni edhr më shumë, pak më vonë, përderisa, ne kemi më shumë njerëz që jetojnë në vendet evropiane të NATO-s sesa në Shtetet e Bashkuara.

Kur janë në pyetje armët e Amerikës, është hendikap për ne nëse nuk i posedojmë, ato kanë një epërsi të madhe teknologjike në tokë, ajër, nën ujë dhe hapësirë.

Por, janë tre armët më kryesore që kanë marrë vëmendje të madhe prej se nisi  lufta në Ukrainë, siç 

janë; sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot, raketat ATACMS dhe avionët  luftarak F-35. 

SHBA-të kanë rreth 755 copë të sistemit Patriot, ndërsa vendet e Natos pa Amerikën posedojnë afër 281 copë.

Ky sistem i mbrojtjes ajrore mbron Kievin e Ukrainës, prandaj është e mundëshme të mbrohem miliona njerëz, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ajrore nga Rusia.

SHBA-të kanë F-35

836 copë, ndërsa vendet e Natos pa Amerikën kanë 173 copë.

Por avioni luftarak F-35, m’varet nga bashkëpunimi amerikano-evropian për të fluturuar!

 F-35 është pjesë të projektit për ta bërë Evropën më të aftë për t'u kujdesur për veten e saj!

Piloti, Hanche ishte i pari  norvegjez që kreu një fluturim testues të F-35 i cili është anëtar i komitetit që rekomandoi Norvegjinë në blerjen e tyre.

Prs do të kishte disavantazhe të qarta për të dyja palët nëse SHBA-të do ta përjashtonin papritur NATO-n nga bashkëpunimi.

Për shembull, SHBA-të nuk do të ishin në gjendje të ndërtonin më shumë F-35 ose të ruanin statusin e tyre aktual, sepse shumë nga pjesët për këta avionë luftarakë prodhohen jashtë Amerikës dhe një nga prodhuesit norvegjez i armëve është edhe Kongsberg Defence & Aerospace.

Disa vende janë duke pritur për avionët F-35 që i kanë porositur, por deri më tani, vetëm 12 vende në botë i kanë këto fluturake!

-Shtetet e Bashkuara ofrojnë një numër të madh avionësh ushtarak, tankerë në ajër,( 585 sish) Europa e Natos ka vetëm 52, të cilët furnizojnë fluturaket dhe nga kjo përfitojnë një rreze më të gjatë veprimi në operacionet ajrore.

NATO i quan AWACS "sytë e saj në qiell".Amerika me vendet e Natos posedon 133 sish, ndërsa vetëm Amerika  35! Informacionet të cilat mbledhen mund të transferohen te avionët e tjerë, në  forcat tokësore dhe anije detare.

-Numri i satelitëve me SHB-an është 307, ndërsa vetëm vendet e Natos kanë 44 sish

SHBA-të kanë inteligjencën më të mirë në botë me bazë satelitore, duke mbledhur informacionin e nevojshëm për sulm dhe mbrojtje.

- Kur SHBA-të ndërprenë ndarjen e inteligjencës me Ukrainën pak kohë më parë, satelitët ishin kapaciteti  i vetëm që Evropa nuk mund të’i zëvendësonte, thotë Saxi.

SHBA-të gjithashtu kontribuojnë me aeroplanmbajtëse të mëdha që transportojnë anije, armë dhe pajisje.Amerika me vendet tjera të Natos nzmrojnë 15 sish, ndërsa vendet e Natos kanë vetëm 4 sidh!

Një prej tyre, USS "Gerald R. Ford", e cils vizitoi Fjordin e Oslos në vitin 2023. Anija ka një ekuipazh prej 4,500 personash dhe mund të akomodojë 90 aeroplanë dhe helikopterë.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme: SHBA-të kanë armë bërthamore të vendosura në disa vende në Evropë si pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

– Armët bërthamore janë pengesa më e rëndësishme që kemi kundër Rusisë nëse ka një situatë konflikti.

– Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi nëse është e nevojshme, por qëllimi është të shmangim një situatë konflikti në radhë të parë, sepse parandalimi është më i rëndësishëm.

Evropës i duhet kohë për të zhvilluar pajisje që përputhen me ato të SHBA-së. Ekspertët me të cilët është bisefuar parashohin, pesë deri në dhjetë vjet!

Vendet evropiane në NATO kanë një sfidë ushtarake. Ndryshe nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, ne kemi 30 forca të ndryshme mbrojtëse që duhet të punojnë së bashku.

Në realitet, ato nuk mund të dalin për të mbrojtur njëra-tjetrën sot pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara thotë ish-Shefi i Ushtrisë Robert Mood.

Tani paratë po derdhen në buxhetet e mbrojtjes në të gjithë Evropën, përderisa udhëheqësit evropianë nuk kanë shpenzuar aq shumë nga buxhetet e tyre për mbrojtje që nga Lufta e Ftohtë.

Dhe Mood beson se Evropa ka gjithçka që i nevojitet "për të vënë në rregull shtëpinë e saj".

– Norvegjia është  pikën më të mirë të këtij fillimit në botë përderisa kemi teknologjinë tonë të armëve!

– Ndryshe nga koha kur u bashkuam me NATO-n, është e mundur që ne të marrim përgjegjësi shumë më të madhe për sigurinë tonë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat