Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar edhe presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, të bëhet pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes për Gazën”, përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ftesa është bërë përmes një letre, ku Trump e përshkruan këtë strukturë si “bordin më mbresëlënës dhe me pasoja më të mëdha që është mbledhur ndonjëherë”.
Sipas Trump, “Bordi i Paqes” synon të luajë një rol kyç në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Ndërsa përbërja e tij përfshin figura politike që ai i konsideron me ndikim dhe peshë në arenën globale.