Pas marrëveshjes politike në Këshillin e Punëve të Jashtme më 29 janar, Këshilli i BE-së vendosi zyrtarisht sot të shtojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në listën e grupeve terroriste të BE-së.
IRGC do t'i nënshtrohet gjithashtu masave kufizuese sipas regjimit të sanksioneve kundër terrorizmit të BE-së.
Kjo përfshin ngrirjen e fondeve dhe aseteve të tjera financiare ose burimeve ekonomike të saj dhe ndalimin e operatorëve të BE-së që t’i vënë në dispozicion të grupit burimet, shkruan ANSA.
Këshilli i BE-së e komunikoi këtë në fund të procedurës me shkrim që përfundoi procesin e sanksioneve.