Irani dhe SHBA po zhvillojnë të enjten në Gjenevë raundin e tretë të bisedimeve indirekte për programin bërthamor iranian, ndërsa Uashingtoni ka dërguar flotë të madhe anijesh dhe avionësh në Lindjen e Mesme për të shtyrë Teheranin drejt një marrëveshjeje.
Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, takohet me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për të negociuar ndalimin e pasurimit të uraniumit dhe kufizimin e prodhimit të raketave me rreze të gjatë.
Sipas AP, Irani ka deklaruar se do të vazhdojë pasurimin për qëllime paqësore dhe ka kërcënuar se çdo sulm amerikan do të konsiderohet objektiv i ligjshëm për bazat amerikane, shkruan AP.
Araghchi tha se iranianët afrohen me kujdes më të madh pas sulmeve të qershorit, pasi Izraeli dërgoi sulm drejt Iranit gjatë bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, dhe Shtete e Bashkuara sulmuan disa objekte bërthamore të Iranit.
“Plagët e atij agresioni janë ende të freskëta në mendjet tona”, u shpreh ai.
Ai dhe presidenti Masoud Pezeshkian theksuan se bisedimet fokusohen vetëm te çështja bërthamore dhe Irani kërkon një marrëveshje të drejtë, me heqje të plotë të sanksioneve në këmbim të sigurisë se programi është paqësor.
Ndërkohë, Senatori amerikan Lindsey Graham kërkon ndryshim regjimi dhe ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit, duke akuzuar Teheranin si sponsorizuesin më të madh shtetëror të “terrorizmit”.
Bisedimet po mbahen me ndërmjetësimin e Omanit, ku ministri Badr al-Busaidi koordinon mes palëve dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.