Irani kërcënon qytetarët: Nëse dilni në rrugë me kërkesën e armikut, do t’ju bëjmë atë që iu kemi bërë atyre!

Bota

Irani kërcënon qytetarët: Nëse dilni në rrugë me kërkesën e armikut, do t’ju bëjmë atë që iu kemi bërë atyre!

Më: 11 mars 2026 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Autoritetet iraniane po kërcënojnë civilët si armik, dhe jo si protestues nëse dalin në rrugë me kërkesën e armikut, referuar SHBA dhe Izraelit.

Shefi i Policisë së Iranit, Ahmad-Raza Radan tha se forcat e sigurisë do të patrullojnë rrugët “ditë e natë” për të shuar trazirat, ndërsa Republika Islamike mban pushtetin pas vdekjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei.

Duke folur në televizionin shtetëror, Radan tha: “Do t’u bëjmë atyre atë që u bëjmë armiqve. Do t’i trajtojmë ata në të njëjtën mënyrë siç i trajtojmë armiqtë.

Të gjithë burrat tanë i kanë gishtat në këmbëz dhe janë gati të mbrojnë revolucionin e tyre, të mbështesin popullin dhe atdheun e tyre.”

Ditët e fundit, Irani ka arrestuar dhjetëra persona, përfshirë një shtetas të huaj, për spiunazh.

Presidenti i SHBA, Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të shfrytëzojnë mundësinë e dhënë nga veprimi ushtarak amerikan për t’u ngritur dhe përmbysur regjimin.

Po ashtu, edhe lideri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se me sulmet po i hapin rrugën njerëzve në Iran që të marrin fatin e tyre në dorë dhe të ngrihen kundër regjimit të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat