Bllokada, kërcënimet dhe shkelja e angazhimeve nga SHBA-të janë pengesat kryesore për bisedime, thotë presidenti i Iranit

Bota

Bllokada, kërcënimet dhe shkelja e angazhimeve nga SHBA-të janë pengesat kryesore për bisedime, thotë presidenti i Iranit

Nga: H.O. Më: 22 prill 2026 Në ora: 21:04
Donald Trump

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se bllokada amerikane e porteve iraniane, kërcënimet dhe ajo që ai e përshkruan si një "shkelje e angazhimeve" janë pengesat kryesore për "negociata të vërteta" me SHBA-në.

Ai thotë se Irani ka "mirëpritur dialogun dhe marrëveshjen dhe vazhdon ta bëjë këtë", në një postim në X.

Ai shton se "bota e sheh retorikën tuaj të pafundme hipokrite dhe kontradiktën midis pretendimeve dhe veprimeve".

Komentet e tij vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën se do të zgjaste armëpushimin.

Mirepo bllokada amerikane e porteve iraniane do të vazhdonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat