Ka startuar edicioni i 78-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë

Çiklizëm

Ka startuar edicioni i 78-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:28
Ka startuar edicioni i 78-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë

Niis Turi i 78-të Çiklistik, një maqedonas fiton etapën e parë

Ka startuar edicioni i 78-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një nga eventet më të vjetra çiklistike në Europë. Në këtë turne me 5 etapa, që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, marrin pjesë çiklistët më të mirë shqiptarë  si dhe mjaft skuadra nga rajoni, duke rritur kështu rivalitetin.

Në total, do të jenë 85 çiklistë pjesëmarrës, që do të zhvillojnë 5 etapa: Tiranë – Korçë; Korçë – Elbasan; Elbasan – Vlorë; Vlorë – Përmet dhe në fund Përmet – Fier.

Etapa e parë, ajo me finish në Korçç dhe 163km e gjatë, u fitua nga çiklisti Gregor Matija Cerne, i ekipit Velo-M Termalift të Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat