Alaphilippe fiton etapën e parë dhe merr fanellën e verdhë

Çiklizëm

Alaphilippe fiton etapën e parë dhe merr fanellën e verdhë

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2021 Në ora: 01:34
Alaphilippe fiton etapën e parë dhe merr fanellën e verdhë

Çiklisti Julian Alaphilippe është më i shpejti në etapën e parë të ‘Tour de France, edicioni i 108-të.

Gara u zhvillua në Brest To Landerneau me gjatësi të shtegut 197.8 kilometra.

Edicioni nuk filloi mirë për faktin se çiklistët u rrëzuan dy herë gjatë garës.

Image

Francezi Alaphilippe fiton me kohë të kaluar për 4:39:05 orë dhe merr fanellën e verdhë.

Aksidenti ndodhi kur një tifoz me një pankartë rrëzoi çiklistin Tony Martin nga Jumbo Visma, kësisoj çiklistët fluturonin mbi njëri-tjetrin. 

Etapa e parë

1.Julian Alaphilippe (Franca) Deceuninck-QuickStep    4:39:05
2. Michael Matthews (Australia) Team BikeExchange    +0:08
3. Primoz Roglic (Sllovenia) Jumbo-Visma    +0:08
4. Jack Haig (Australia) Bahrain Victorious    +0:08
5. Wilco Kelderman (Holanda) Bora-Hansgrohe +0:08    
6. Tadej Pogacar (Sllovenia) UAE Team Emirates +0:08
7. David Gaudu (Franca) Groupama-FDJ +0:08    
8. Sergio Higuita Garcia (Kolumbia) EF Education-Nippo    +0:08
9. Bauke Mollema (Holanda) Trek-Segafredo    +0:08
10. Geraint Thomas (Britania e Madhe) Ineos Grenadiers +0:08

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat