Policia arreston tifozen që shkaktoi aksident të çiklistët

Çiklizëm

Policia arreston tifozen që shkaktoi aksident të çiklistët

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:31
Policia arreston tifozen që shkaktoi aksident të çiklistët

Spektatorja që me pankartën e saj shkaktoi një aksident masiv në etapën e parë të Turit të Francës është arrestuar. Mësohet se ajo ndodhet në paraburgim në qytezën e Landerbeau. Ajo është akuzuar për “dëmtim të pavullnetshëm dhe shkelje të detyrimit për respektimit e sigurisë dhe kujdesit”.

Spektatorja mbante një pankartë ku shkruante “Allez Opi-Omi!” (forca gjyshe-gjysh), një mesazh për familjarët e saj. Gjithsesi, pankarta pengoi çiklistët, që u rrëzuan në rrugën e ngushtë një e nga një si birila, duke shkaktuar një rrëzim masiv, ku u përfshinë dhjetra garues.

Në total, 21 çiklistë pësuan dëmtime, ndërsa 4 prej tyre u detyruan të tërhiqen nga turneu si pasojë e lëndimeve që morën. Xhandarmaria kishte kërkuar bashkëpunimin e njerëzve përt të gjetur fajtoren dhe arriti ta zbulojnë tifozen. A

jo rrezikon një gjobë prej 1500 euro dhe burgun në rast se çiklisti gjerman Sutterlin, i tërhequr nga Turi i Francës, vendos ta denoncojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat