Nils Politt befason të gjithë, Tadej Pogaçar udhëheq renditjen e përgjithshme 

Çiklizëm

Nils Politt befason të gjithë, Tadej Pogaçar udhëheq renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:29
Nils Politt befason të gjithë, Tadej Pogaçar udhëheq renditjen e përgjithshme 

Gjermani Nils Politt e ka fituar etapën e 12-të të “Tour de France 2021” dhe e pret një karrierë e suksesshme. 

Çiklisti slloven Tadej Pogaçar me qetësi i dha fund garës dhe e mban fuqishëm fanellën e verdhë.

27-vjeçari gjerman, Nils Politt, i ekipit “Bora-Hansgrohe” feston, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 03. 22' 12' orë, në relacionin Saint Paul - Trois - Chateaux - Nimes, me gjatësi të shtegut 159.4 kilometra.

Image

Politt ka shënuar fitoren e parë në garën prestigjioze të edicionit të 108-të.  

Gjermani la pas vetes Imanol Erviti dhe Harrison Sweeny.

Në klasifikimin e përgjithshëm Tadej Pogaçar udhëheq me epërsi 5:18 minuta ndaj kolumbianit Rigobert Uranus (EF Education-Nippo). I treti është Dane Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) me një kohë 5:32 minuta larg vendit të parë.

Etapa e 13-të do të zhvillohet nesër në relacionin Nimes - Carcassonne, me gjatësi të shtegut 219.9 kilometra.

Etapa e 12-të

1. Nils Politt (Bora – Hansgrohe)    03h 22' 12'
2. Imanol Erviti (Movistar Team)    + 00h 00' 31''
3. Harrison Sweeny (Lotto Soudal)    + 00h 00' 31'
4. Stefan Küng (Groupama – FDJ)    + 00h 01' 58''
5. Luka Mezgec (Team Bikeexchange)    + 00h 02' 06''
6. André Greipel (Israel Start-Up Nation)    + 00h 02' 06''
7. Edward Theuns (Trek – Segafredo)    + 00h 02' 06'
8. Brent Van Moer (Lotto Soudal)    + 00h 02' 06'
9. Julian Alaphilippe (Deceuninck - Quick – Step)    + 00h 02' 06'
10. Sergio Luis Henao (Team Qhubeka Nexthash)    + 00h 02' 06''

Renditja e përgjithshme 

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    47h 22' 43''
2. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 05' 18''
3. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 32''
4. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 33''
5. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 05' 58''
6. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 06' 16''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 06' 30''
8. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 07' 11''
9. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 09' 29''
10. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 10' 28

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat