Pogaçar në formën më të mirë, triumfon në etapën e 18-të

Çiklizëm

Pogaçar në formën më të mirë, triumfon në etapën e 18-të

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:03
Pogaçar në formën më të mirë, triumfon në etapën e 18-të

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, ka shënuar fitoren e radhës dhe është gjithnjë e më afër që të mbrojë titullin e kampionit në garën prestigjioze “Tour de France 2021”.

Pogaçar e shfrytëzoi rastin në arenën e fundit malore të “Tour 2021”, duke shënuar fitore të madhe dhe mbrojti fanellën me pika.

Ai triumfoi me kohë 03. 33' 45' orë, në garën që u mbajt në relacionin Pau - Luz Ardiden, me gjatësi të shtegut 129,7 kilometra.  

Pogaçar la pas Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) dhe Richard Carapaz (Ineos Grenadiers).

Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar udhëheq me kohë më të mirë për 5 minuta e 45 sekonda se Vingegaard.

Etapa e 19-të mbahet nesër në Mourenx - Libourne, me gjatësi të shtegut 207 kilometra.

Etapa e 18-të

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    03h 33' 45'
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00' 02'
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 02''
4. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 00' 13''
5. Daniel Martin (Israel Start-Up Nation) + 00h 00' 24''
6. Sepp Kuss (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 30''
7. Sergio Andres Higuita (EF Education – Nippo)    + 00h 00' 33'
8. Ben O'connor (AG2R Citroen Team) + 00h 00' 34'
9. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 00' 34'
10.  Alejandro Valverde (Movistar Team) + 00h 00' 40''    

Renditja e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    75h 00' 02''
2. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 05' 45''
3. Richard Carapaz (Ineos Grenadiers)    + 00h 05' 51''
4. Ben O'Connor (AG2R Citroen Team)    + 00h 08' 18''
5. Wilco Kelderman (Bora – Hansgrohe)    + 00h 08' 50''
6. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 10' 11''
7. Alexey Lutsenko (Astana - Premier Tech)    + 00h 11' 22''
8. Guillaume Martin (Cofidis)    + 00h 12' 46''
9. Peio Bilbao (Bahrain Victorious)    + 00h 13' 48''
10. Rigoberto Uran (EF Education – Nippo)    + 00h 16' 25

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat