Plasea fiton etapën e tretë

Çiklizëm

Plasea fiton etapën e tretë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:15
Plasea fiton etapën e tretë

Ylber Sefa, që garon për ngjyrat e kombëtares shqiptare të çiklizmit, vijon të jetë lider i edicionit nr.79 të Turit Çiklistik edhe pas etapës së tretë. Ai mban fanellën e verdhë, duke kontrolluar të gjithë rivalët e tij.

Etapa e tretë, Elbasan-Belsh-Kozarë-Vlorë, e gjatë 141km, u fitua nga çiklisti rumun, Valentin Plasea. Ai dha kohën 3h19’54”. Plasea fitoi me sprint garën me rivalët, ku në vendin e dytë u klasifikua çiklisti i kombëtares serbe Georgie Gjuric.

I treti doli një tjetër çiklisti rumun, Daniel Krista. Një tjetër çiklist shqiptar që po paraqitet mirë është Mikel Demiri, që mban fanellën e kryesuesit të malit dhe të çiklistit të ri më të mirë.

Turi i 79-të Çiklistik ka 5 etapa, ku ajo e katërt është Vlorë-Gjirokastër (130.8km e gjatë) dhe e pestë ajo Gjirokastër-Fier (160km e gjatë). Në Rrethin e 79-të Çiklistik të Shqipërisë marrin pjesë 12 skuadra, 3 shqiptare e 9 të huaja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat