Fituesi i Turit të Francës bën rrëfimin prekës

Çiklizëm

Fituesi i Turit të Francës bën rrëfimin prekës

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:34
Fituesi i Turit të Francës bën rrëfimin prekës

Ish-çiklisti amerikan Greg Lemond, 3 herë fitues i Turit të Francës (1986, 1989 e 1990) dhe dy herë kampion bote (1983 e 1989), ka rrëfyer se është i sëmurë me leuçemi.

“Më diagnostikuan me një leuçemi kronike mieloide. Për fat të mirë, është një lloj kanceri që mund të kurohet si dhe një lloj leuçemie jo e rrezikshme për jetën”, tha Lemond.

60-vjeçari është një nga ikonat e këtij sporti. “Javët e fundit kisha ndjerë një lloj lodhje dhe ato me çuan të bëj disa analiza dhe një kontroll, ku përfshihehin edhe ato të gjakut. Pas disa analizash dhe një biopsie, që u mbyll javën e kaluar, mora rezultatet formale. Mjekët më kanë këshilluar një protokoll kimioterapie, që do të nisë këtë javë”, tha Lemond.

“Askush nuk ka dëshirë të dëgjojë këtë fjalë, por tani që di gjithçka dhe do të kurohem ndihem më mirë.

Jam bashkë me mjekët dhe pas disa javësh do të ndihem më mirë. Kjo është një prognozë afatgjatë dhe shumë e favorshme për mua”, u shpreh Greg Lemond, që do ta ndjekë këtë edicion të Turit të Francës (1-24 korrik) nga shtëpia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat