Wout van Aert më i miri në etapën e katërt, kryeson renditjen e përgjithshme

Çiklizëm

Wout van Aert më i miri në etapën e katërt, kryeson renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 18:34
Wout van Aert

Çiklisti Wout van Aert ka shënuar fitore të madhe në etapën e katërt të edicionit të 109-të të “Tour de France”.
Ai zuri vendin e parë me kojë të kaluar për 04:01:36 orë.

Belgu verdhekuq festoi falë një beteje të skuadrës Jumbo Visme në përfundimin e fundit malor 10 kilometra para vijës së finishit në Calais.

Van Aert tani është 32 sekonda para sllovenit Pogaçar që renditet i treti. 

Image

Pamje nga gara

Dhjetë kilometra para përfundimit të etapës së 4-të Dunkerque-Calais me gjatësi 171.5 km dhe 1970 metra lartësi, u zhvillua garë shumë interesante.

Wout van Aert ishte i pari që kaloi ngjitjen e kategorisë 4 dhe më pas drejt vijës së finishit. 

Belgu festoi fitoren e tij të parë në etapën e tij në “Tour de France” për këtë vit, dhe të shtatën në total në këtë garë prestigjioze, duke mbajtur fanellën e verdhë të liderit.

Etapa e pestë mbahet nesër në relacionin LIlle – Metropole - Arenberg Porte Du Hainaut, me gjatësi të shtegut 157 kilometra.

Etapa e 4-të

1. Wout van Aert (Jumbo-Visma)    04:01:36
2. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck)    + 08
3. Christophe Laporte (Jumbo-Visma)    + 08
4. Alexander Kristoff (Intermarché-Wanty-Gobert)    + 08
5. Peter Sagan (TotalEnergies)    + 08
6. Luca Mozzato (B&B Hotels-KTM)    + 08
7. Danny van Poppel (Bora-hansgrohe)    + 08
8. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic)    + 08
9. Michael Matthews (Team BikeExchange-Jayco)    + 08
10. Benjamin Thomas (Cofidis)    + 08

Renditja e përgjithshme 

1. Wout Van Aert (Jumbo – Visma)    13h 02' 43''
2. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    + 00h 00' 25''
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates)    + 00h 00' 32''
4. Mads Pedersen (Trek – Segafredo)    + 00h 00' 36''
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Deceuninck)    + 00h 00' 38''
6. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 40''
7. Primozh ROGLIç (Jumbo – Visma)    + 00h 00' 41''
8. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 00' 48''
9. Stefan Küng (Groupama – FDJ)    + 00h 00' 48''
10. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers)    + 00h 00' 49'

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat