Rrëzohet pas kontaktit me një tifoz

Çiklizëm

Rrëzohet pas kontaktit me një tifoz

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:13
Rrëzohet pas kontaktit

Çiklisti italian Daniel Oss, që garon me skuadrën e Total Energies, ishte protagonist i një aksidenti gjatë Turit të Francës një ditë më parë. Ai u përfshi në një aksident, duke u rrëzuar në rrugën me kalldrëm, pas një kontakti me një tifoz.

Tifozi i papërgjegjshëm pengoi çiklistin, që u rrëzua dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Kontrolli i detajuar që ai kreu pas garës evidentoi një “frakturë të një vertebre cervikale”, dëmtim që kërkon një qëndrim pa lëvizur të sportistit për disa javë.

Lajmin e konfirmoi skuadra e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron: “Oss u rrëzua pas një kontakti me një tifoz, që ishte anash rrugës dhe e pengoi. E gjithë skuadra i uron shërim të shpejtë, por për shkak të dëmtimit është i detyruar të tërhiqet”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat