Pedersen ngadhënjen në etapën e 13-të, Vingegaard kryeson në renditjen e përgjithshme 

Çiklizëm

Pedersen ngadhënjen në etapën e 13-të, Vingegaard kryeson në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:25
Pedersen, foto Reuters

Danezi Mads Pedersen, kampioni i botës në vitin 2019, fitoi etapën e 13 në edicionin e 109-të të “Tour de France”.

Mads Pedersen (Trek-Segafredo) fitoi me kohë të kaluar për 04:13:03 orë, në garën që u mbajt në relacionin Le Bourg D'oisans - Saint-Etienne, me gjatësi të shtegut 192.6 kilometra. 

Ai la pas vetes Fred Wright dhe Hugo Houle, të cilët përfunduan në podium.

Pedersen regjistroi fitoren e tij të 24-të në karrierë. “E pabesueshme të fitosh më në fund”, tha Pedersen.

"Të shfrytëzosh rastin sot dhe të fitosh është shumë bukur, jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin”, tha Pedersen.

Pas krizës të së mërkurës dhe humbjes së fanellës së verdhë, Tadej Pogaçar garoi shumë më mirë të enjten dhe u ngjit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme dhe gjithashtu u bë zyrtarisht sfiduesi i parë i liderit Jonas Vingegaard. 

Jonas Vingegaard (Jumbo Visma) e mban fanellën e verdhë.

Etapa e 14-të mbahet në relacionin Saint-Etienne - Mende Length, me gjatësi të shtegut 192.5 kilometra.

Etapa e 13-të

1. Mads Pedersen (Trek-Segafredo)    04:13:03
2. Fred Wright (Bahrain Victorious)    + 00
3. Hugo Houle (Israel-Premier Tech)    + 00
4. Stefan Küng (Groupama-FDJ)    + 30
5. Matteo Jorgenson (Movistar Team)    + 30
6. Filippo Ganna (INEOS Grenadiers)    + 32
7. Ëout van Aert (Jumbo-Visma)    + 05:45
8. Florian Sénéchal (Quick-Step Alpha Vinyl Team)    + 05:45
9. Luca Mozzato (B&B Hotels-KTM)    + 05:45
10. Andrea Pasqualon (Intermarché-Ëanty-Gobert)    + 05:45

Renditja e përgjithshme 

1.Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma)    50h 47' 34''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 02' 22''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers)    + 00h 02' 26''
4. Romain Bardet (Team DSM)    + 00h 02' 35''
5. Adam Yates (Ineos Grenadiers)    + 00h 03' 44''
6. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 03' 58''
7. David Gaudu (Groupama – FDJ)    + 00h 04' 07''
8. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers)    + 00h 07' 39''
9. Enric Mas (Movistar Team)    + 00h 09' 32''
10. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe)    + 00h 10' 06

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat