Vingegaard fiton dhe thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Çiklizëm

Vingegaard fiton dhe thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2022 Në ora: 18:25
Jonas Vingegaard

Çiklisti danez, Jonas Vingegaard, nuk ka shfaqur në asnjë moment dobësi që kur e veshi fanellën e verdhë të liderit në “Tour de France”.

Ai shënoi fitore të madhe në etapën e 18-të (në garën malore) të edicionit të 109-të.

Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) zuri vendin e parë me kohë të kaluar 03:59:50 orë, në relacionin Lourdes – Hautacam, me gjatësi të shtegut 143.2 kilometra. 

Image

Jonas Vingegaard

“Vingegaard gaboi i pari dhe për pak sa nuk u rrëzua, por shpëtoi veten. Disa kilometra më vonë, Pogaçari doli për një çast nga rruga në rërë në një kthesë dhe u rrotullua në anën e saj. Për fat të mirë, ai e mori veten menjëherë dhe vazhdoi”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.

4.5 kilometra para vijës së finishit, Pogaçari humbi kontaktin me Vingegaard dhe van Aert. Pogaçar arriti në vijën e finishit në vendin e dytë, një minutë e katër sekonda pas Vingegaard, diferenca e tij në total tani është tre minuta e 26 sekonda. 

“Jam shumë i lumtur që fitova garën sot. Tani ka edhe dy ditë para se të arrijmë Parisin, kështu që duhet të qëndrojmë të përqendruar”, tha Vingegaard. 

Etapa e 19-të mbahet nesër në relacionin Castelnau – Magnoac – Cahors, me gjatësi të shtegut 188.3 kilometra.

Etapa e 18-të

1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    03:59:50
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    + 01:04
3. Wout van Aert (Jumbo-Visma)    + 02:10
4. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    + 02:54
5. David Gaudu (Groupama-FDJ)    + 02:58
6. Alexey Lutsenko (Astana Qazaqstan Team)    + 03:09
7. Daniel Martinez (INEOS Grenadiers)    + 03:09
8. Sepp Kuss (Jumbo-Visma)    + 03:27
9. Aleksandr Vlasov (BORA-hansgrohe)    + 04:04
10. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ)    + 04:09

Renditja e përgjithshme

1. Jonas Vingegaard (Jumbo - Visma) 71h 53' 34''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 03' 26''
3. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 08' 00''
4. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 11' 05''
5. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic)    + 00h 13' 35''
6. Louis Meintjes (Intermarche - Ëanty - Gobert Materiaux)    + 00h 13' 43''
7. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe)    + 00h 14' 10''
8. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 16' 11''
9. Alexey Lutsenko (Astana - Qazaqstan Team) + 00h 20' 09''
10. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 20' 17

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat