I jepet lamtumira e fundit çiklistit, Arbër Shaqiri

Çiklizëm

I jepet lamtumira e fundit çiklistit, Arbër Shaqiri

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 17:10
Arbër Shaqiri

Sot iu ka dhënë lamtumira e fundit çiklistit nga Shkupi, Arbër Shaqiri, i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident tragjik.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e fshatit në Haraçinë të Shkupit, në të cilën morën pjesë figura të ndryshme, të cilët kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Shaqiri.

Ky i fundit humbi jetën si pasojë e aksidentit të mbrëmshëm, kur u godit nga një veturë në qarkoren e Shkupit afër Radishanit. Së bashku me të në aksident është përfshirë edhe një çiklist tjetër, i cili mbeti i lënduar.

I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat