Në klasiken e dytë të madhe të sezonit Tadej Pogaçar ka treguar sa vlen duke bërë të vetin Turin e Flandrës.
Kampioni i Botës nga Sllovenia ka mundur kështu edhe specialistin e garave një ditore Metju van der Poel, i cili u rrëzua gati 100 kilometra nga finishi.
Ky ishte triumfi i dytë i Pogaçar në Turin e Flandrës.
Sulmin deciziv në këtë garë slloveni e nisi 10 kilometra para finishit ku arriti që të krijonte një avantazh 30 sekondash nga van der Poel, Pedersen, Stuyven dhe Van Aert.