Policia e shtetit reagon pas garës së djeshme, Proda: Detyra u përmbush me sukses

Çiklizëm

Policia e shtetit reagon pas garës së djeshme, Proda: Detyra u përmbush me sukses

Më: 10 maj 2025 Në ora: 15:15
Pamje nga gara

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Policia e Shtetit njofton se falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses faza e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025″, që nisi dje nga Durrësi dhe u mbyll në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë.

Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe padyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush.

Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla.

Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025″, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat