Zhgënjehet italiani, Vine merr vendin e parë

Çiklizëm

Zhgënjehet italiani, Vine merr vendin e parë

Më: 10 maj 2025 Në ora: 15:38
Pamje nga gara

Xhiroja e Italisë vijon sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 18.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.

Një cirkuit tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët do të përballen me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit do të jetë të njëjta me etapën e parë.

Roglic dhe Ayuso mund të fitojnë terren ndaj maloristëve, ndërsa për suksesin në kronometër shihen si favoritë britaniku Joshua Tarling dhe italiani Edoardo Affini.

Kjo është rruga që do të përshkojnë çiklistët ditën e sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat