Carapaz firmos etapën e 11-të

Çiklizëm

Carapaz firmos etapën e 11-të

Më: 21 maj 2025 Në ora: 22:35
Carapaz

Një edicion gjithnjë e më shpërthyes për Giro d’Italia, i cili, pas garës individuale kronometër të Pisa-s, ofron edhe një herë një shfaqje me Richard Carapaz.

Ekuadoriani i EF Education-EasyPost fitoi etapën e njëmbëdhjetë dhe kështu rihapi garën në klasifikimin e përgjithshëm, i drejtuar ende nga meksikani Isaac Del Toro (UAE Team Emirates).

Carapaz kaloi vijën e finishit me një avantazh prej dhjetë sekondash ndaj Del Toros që ruan fanellën rozë dhe Ciccone.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Del Toro rrit epërsinë e tij ndaj Ayuso, duke e çuar avantazhin e tij në 31 sekonda dhe 1’07” ndaj Antonio Tiberi.

Etapa e 11-të

1) CARAPAZ Richard – 4:35:20

2) DEL TORO Isaac – 10”

3) CICCONE Giulio – S.T.

4) PIDCOCK Thomas – S.T.

5) BERNAL Egan – S.T.

6) TIBERI Antonio – S.T.

7) AYUSO Juan – S.T.

8) RUBIO Einer – S.T.

9) GEE Derek – S.T.

10) ULISSI Diego – S.T.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat