Xhiro e Italisë 2025 mbyll dje etapën e 12-të, Modena-Viadana, me distancë 172 kilometra, me mbërritje për herë të parë në histori në Mantova.
Pas një shkëputjeje në 50 km e para, grupi u bashkua dhe siç pritej gara u mbyll me një sprint masiv final. Triumfo shkoi për sprinterin e ri holandez, Olav Kooij, i cili shënoi suksesin e tij të parë në këtë edicion të Xhiros.
Kooij, çiklist skuadrës Visma, e ndali kronometrin në kohën 3:55:40, ndërsa podiumi u plotësua nga një tjetër holandez, Casper Van Uden (Picnic PostNL) dhe britaniku Ben Turner (INEOS Grenadiers). Për sa i përket fanellës rozë, meksikani Isaac Del Toro (UAE) vazhdon të mbetet lider i Xhiros së Italisë.
Ai kryeson me 33 sekonda avantazh nga shoku i skuadrës, Juan Ayso dhe me 1 minutë e 9 sekonda nga italiani Antonio Tiberi (Bahrain–Victorious). Xhiro e Italisë do të vijojë sot me etapën e 13-të, RovigoVicenza, një garë me distancë 180 km.