Çiklisti Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) doli i pari në etapën e dytë të edicionit të 112 të “Tour de France 2025”, e cila është zhvilluar në relacionin Lauwin-Planque - Boulogne-sur-Mer me gjatësi të shtegut 209.1 kilom etapa.
“Mathieu van der Poel është fituesi i etapës së dytë nëpër fushat e Francës veriore, e cila përfundoi me tri ngjitje të shkurtra në dhjetë kilometrat e fundit.
Në sprintin e grupit më të madh, ai iekaloi ngushtë Tadej Pogaçarin dhe Jonas Vingegaardin.
Van der Poel rrëmbeu fanellën e verdhë, të cilën dje e veshi Jasper Philipsen pas etapës së parë. Pogaçar mori një bonus prej gjashtë sekondash për vendin e dytë dhe është gjithashtu i dyti në renditjen e përgjithëshme. Vingegaard është i treti, dy sekonda pas sllovenit”, shkruan mes të tjera media sllovene “Sport.slo”.
Etapa e tretë do të zhvillohet në relacionin Valenciennes – Dunkerque me gjatësi të shtegut 178.3 kilometra.
Etapa e dytë
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) 04h 45' 41'
2. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates Xrg) 04h 45' 41'
3. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) 04h 45' 41'
4. Romain Gregoire (Groupama-FDJ) 04h 45' 41'
5. Julian Alaphilippe (Tudor Pro Cycling Team) 04h 45' 41'
6. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) 04h 45' 41'
7. Aurelien Paret Peintre (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) 04h 45' 41'
8. Kevin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) 04h 45' 41''
9. Simone Velasco (Xds Astana Team) 04h 45' 41'
10. Jenno. Berckmoes (lotto ) 04h 45' 41'
Renditja e përgjithshme
1. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) 08h 38' 42''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00' 04''
3. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 06''
4. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 00' 10''
5. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 10''
6. Enric MAS (Movistar Team) + 00h 00' 10''
7. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) + 00h 00' 31''
8. Joseph Blackmore (Israel - Premier Tech) + 00h 00' 41''
9. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 00' 41''
10. Ben O'Connor (Team Jayco Alula) + 00h 00' 41'