Çiklisti belg, Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step), ka shënuar fitore në etapën e pestë të “Tour de France 2025”.
“Slloveni Tadej Pogaçar ishte vetëm pas belgut Remco Evenepoel në garën individuale në Caen dhe mori kryesimin në renditjen e përgjithshme pas etapës së pestë të ‘Tour de France’.
Rivali i tij kryesor, danezi Jonas Vingegaard, ishte më shumë se një minutë pas tij.
Evenepoel (Soudal Quick-Step) festoi siç pritej në garën e kronometrit (33 kilometra në Caen) si kampion bote dhe olimpik. Ishte fitorja e tij e 64-t në karrierë dhe e 21-ta në garat e kronometrit”, shkruan mes të tjera mediumi slloven “Sport.slo”.
Etapa e gjashtë do të mbahet nesër në relacionin Bayeux - Vire Normandie me gjatësi të shtegut 201.5 kilometra.
Etapa e pestë
1. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step), 00h 36' 42''
2. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates-XRG), +16’’
3. Edoardo Affini (Visma-Lease a Bike), +33’’
4. Bruno Armirail (Decathlon-AG2R La Mondiale), +35’’
5. Kévin Vauquelin (Arkéa-B&B Hotels), +49’’
6. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 00' 58'' -
7. Ivan Romeo Abad (Movistar Team) + 00h 01' 02''
8. Joao Almeida (Uae Team Emirates Xrg) + 00h 01' 14'' - -
9. Luke Plapp (Team Jayco Alula) + 00h 01' 17'
10. Pablo Castrillo Zapater (Movistar Team) + 00h 01' 18''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates Xrg) 17h 22' 58''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 42''
3. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 00' 59''
4 Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01'13''
5. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01'22''
6. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) + 00h 01' 28''
7. Joao Almeida (Uae Team Emirates Xrg) + 00h 01' 53''
8. Primoz Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 02' 30''
9. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 02' 31''
10. Mattias Skjelmose (Lidl-Trek) + 00h 02' 32''