Çiklisti Joans Abrahamsen është fitues i etapës së 11-të të "Tour de France 2025"
Gara u mbajt në Toulouse me gjatësi të shtegut 156.8 kilometra.
“Pas ditës së parë pushimi, çiklistët filluan të pedalonin përsëri në edicionin e 112-të të ‘Tour de France’. Etapa e 11-të u fitua nga norvegjezi Jonas Abrahamsem. Pavarësisht një rënieje në fund të etapës, Tadej Pogaçar e mbrojti epërsinë e tij ndaj Jonas Vingegaard.
Të paktën për sa i përket renditjes së përgjithshme, ku diferenca midis dy favoritëve kryesorë, Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegaard, mbeti e njëjtë.
Ben Healy (EF Education - EasyPost) ruan fanellën e verdhë. Ai është lider i renditjes së përgjithshme”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.
Etapa e 12-të mbahet nesër në relacionin Auch – Hautacam me gjatësi të shtegut 180.6 kilometra.
Etapa e 11-të
1. Joans Abrahamsen (Uno-X Mobility) 03h 15' 56'
2. Mauro Schmid (Team Jayco Alula) 03h 15' 56'' B : 6
3. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) + 00h 00' 07''
4. Arnaud De Lie (Lotto) + 00h 00' 53
5. Wout Van Aert (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 53
6. Axel Laurance (Ineos Grenadiers) 00h 00' 53
7. Fred Wright (Bahrain Victorious) + 00h 00' 53'' --
8. Mathieu Burgaudeau (Totalenergies) + 00h 00' 53'' --
9. Quinn Simmons (Lidl-Trek) + 00h 00' 53
10. Davide Ballerini (Xds Astana Team) + 00h 01' 11
Renditja e përgjithshme
1. Ben Healy (Ef Education – Easypost) 41h 01' 13''
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00' 29''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 01' 29''
4. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 46''
5. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02' 06''
6. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 02' 26''
7. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 03' 24''
8. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 03' 34''
9. Primoz Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 03' 41''
10. Tobias Johannessen (UNO-X Mobility) + 00h 05' 03