Vrapon mes çiklistëve në vijën e finishit në Turit e Francës, arrestohet 1

Çiklizëm

Vrapon mes çiklistëve në vijën e finishit në Turit e Francës, arrestohet 1

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 12:06
Pamje

Një burrë që mbante të veshur një keffiye palestineze dhe një fanellë ku shkruhej “Izraeli jashtë Turit” vrapoi në vijën e finishit të etapës së 11 të Turit të Francës (në Tuluzë).

Ndërkohë që dy çiklistë kishin nisur sprintin final për fitoren në metrat e fundit të etapës, burri (që më pas u arrestua nga policia) kaloi përmes barrierave të vendosura anash rrugës.

Ai arriti t’i shmangej personelit të sigurisë, por nuk i shqetësoi çiklistët (Jonas Abrahamsen i Norvegjisë dhe Mauro Schmid i Zvicrës), që garonin mes tyre për fitoren.

Ai vraponte në shenjë proteste për Izraelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat