Tadej Pogaçar tregon klasin e tij edhe në etapën e 13-të

Çiklizëm

Tadej Pogaçar tregon klasin e tij edhe në etapën e 13-të

Nga: K. Goca Më: 18 korrik 2025 Në ora: 17:53
Tadej Pogaçar

Çiklisti slloven Tadej Pogaçar ka shënuar edhe një fitore në garën më prestigjioze të edicionit të 112 të “Tour de France”.

Etapa e 13-të u mbajt në relacionin Loudenvielle – Peyragudes me gjatësi të shtegut 10.9 kilometra.

Pas fitores së djeshme, sot vazhdoi me të radhës dhe përforcon edhe më shumë pozitën në krye të renditjes së përgjithshme.

“Pogaçari është i jashtëzakonshëm, rrëmben përsëri fitoren.

Epërsia e Pogaçarit është më shumë se katër minuta në renditjen e përgjithshme.

Tadej Pogaçar fitoi etapën e dytë radhazi. 

Çiklisti më i mirë në botë ishte gjithashtu më i miri në garën kronometër malore, dhe Primozh Rogliç shkëlqeu gjithashtu duke u renditur në vendin e tretë”, ka shkruar mes të tjera media sllovene “Sport.slo”.

“Pogaçar dominoi garën kohore në kodër të mbajtur në të njëjtat shpate, duke barazuar rekordin e tij në La (Super) Planche des Belles Filles, ku fitoi gjithashtu një ITT (2020) dhe një etapë rrugore (2022). Pogacar e çon bilancin e tij në 21 fitore në etapa të “Tour de France”, me 9 nga këto suksese që vijnë në Pirenej”,ka shkruar me stë tjera “Letour”. 

Etapa e 14-të mbahet nesër në relacionin Pau - Luchon-Superbagnères me gjatësi të shtegut 182.6 kilometra.

Etapa e 13-të

1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 00h 23' 00
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 36'
3. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 20
4. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 56
5. Luke Plapp (Team Jayco Alula) + 00h 01' 58
6. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02' 03    -    -
7. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 02' 06
8. Adam Yates (UAE Team Emirates XRG) + 00h 02' 15
9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 02' 21
10. Felix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 02' 22    

Renditja e përgjithshme

1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 45h 45' 51''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 07''
3. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 07' 24''
4. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 07' 30''
5. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 08' 11''
6. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 08' 15''
7. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 08' 50''
8. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 10' 36''
9. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 11' 43''
10. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 14' 15''

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat