Tim Wellens fitoi etapën e 15-të të edicionit të 112 të “Tour de France”.
Çiklisti Wellens doli i pari me kohë të kaluar për 03h 34' 09 orë në relacionin Muret – Carcassonne me gjatësi të shtegut 169.3 kilometra.
Wellens bëhet çiklist i 113-të me fitore në etapa në të tre Grand Tours, vetëm disa muaj pasi Wout van Aert ishte i 112-ti.
“Belgu 34-vjeçar, i cili deri më tani e ka provuar veten si një asistent i shkëlqyeshëm i Tadej Pogaçarit në ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe, fitoi etapën e 15-të të “Tour de France”.
Kampioni kombëtar belg arriti fitoren e tij të parë në Turne.
Ai sulmoi në ngjitjen e fundit, pak më shumë se 40 kilometra.
Askush nuk arriti të përballonte përshpejtimin e tij dhe epërsia tij u rrit gradualisht.
Ai, ishte i shpejt dhe në një epërsi prej gati dy minutash ku në kilometrat e fundit festoi suksesin e madh”, ka shkruar mediumi slloven “Sport.slo”.
Nesër është ditë pushimi për çiklistët.
Etapa e 15-të
1. Tim Wellens (Uae Team Emirates XRG) 03h 34' 09
2. Victor Campenaerts (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01
3. Julian Alaphilippe (Tudor Pro Cycling Team) + 00h 01' 36
4. Wout Van Aert (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 36
5. Axel Laurance (Ineos Grenadiers) + 00h 01' 36'
6. Aleksandr Vlasov (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 36''
7. Jasper Stuyven (Lidl-Trek) 00h 01' 36
8. Jordan Jegat (Totalenergies) 00h 01' 36
9. Michael Valgren (Ef Education – Easypost) + 00h 01' 36
10. Valentin Madouas (Groupama-FDJ) 00h 01' 36''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 54h 20' 44''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 13''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 07' 53''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 09' 18''
5. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 10' 21''
6. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 10' 34''
7. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 12' 00''
8. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 12' 33''
9. Carlos Rodriguez (Ineos Grenadiers) + 00h 18' 26''
10. Ben Healy (EF Education – Easypost) + 00h 18' 41''