Çiklisti Thymen Arensman (Ineos Grenadiers) e dyfishoi rezultatin me një fitore të dytë në edicionin e sivjetshëm të “Tour de France 2025”, këtë herë në La Plagne.
Thymen Arensman ngadhënjeu në etapën e 19-të (malore) me kohë të kaluar për 02h 46' 06 orë në relacionin Albertville-La Plagne me gjatësi të shtegut 93.1 kilometra.
Holandezi sulmoi me 13 kilometra të mbetura në ngjitjen e fundit HC të “Tour de France 2025”.
Në majë, ai i rezistoi ngushtë Jonas Vingegaard (Visma-Lease a Bike) dhe Tadej Pogaçarit (UAE Team Emirates-XRG), të cilët kaluan vijën e finishit vetëm 2 sekonda pas fituesit. Tadej Pogaçar kryeson në renditjen e përgjithshme.
Etapa e 20-të mbahet nesër në relacionin Nantua-Pontarlier me gjatësi të shtegut 184.2 kilometra.
Etapa e 19-të
1. Thymen Arensman (Ineos Grenadiers) 02h 46' 06
2. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) 00h 00' 02
3. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates XRG) +00h 00' 02
4. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) 00h 00' 06
5. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 00' 47
6. F.elix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 01' 34
7. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 01' 41
8. Ben Healy (Ef Education – Easypost) + 00h 02' 19
9. Valentin Paret Peintre (Soudal Quick-Step) + 00h 03' 47
10. Simon Yates (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03' 54''
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XrG) 69h 41' 46''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 24''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 09''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 12' 12''
5. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 17' 12''
6. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 20' 14''
7. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 22' 35''
8. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 25' 30''
9. Ben Healy (Ef Education – Easypost) + 00h 28' 02''
10. Ben O'connor (Team Jayco Alula) + 00h 34' 34''