Turi i Kosovës 2025 – Vetëm edhe 34 ditë na ndajnë!

Çiklizëm

Turi i Kosovës 2025 – Vetëm edhe 34 ditë na ndajnë!

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 12:09
Pamja nga gara

Një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend po afron me hapa të shpejtë – Turi i Kosovës, krenaria e çiklizmit tonë!

"Në vetëm 34 ditë, rrugët e Kosovës do të gumëzhijnë nga energjia e mbi 136 çiklistëve nga mbarë bota, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë madhështore që është pjesë e kalendarit botëror të UCI-së.

Kjo nuk është vetëm një garë – është një mesazh i fortë për botën: Kosova ka çiklizëm, pasion, organizim dhe talent!

Ekipet tona janë në përgatitje të plotë për të treguar më të mirën që kemi – si mikpritës, si sportistë dhe si komb.

Ftojmë të gjithë qytetarët, tifozët e sportit dhe dashamirët e çiklizmit që të bëhen pjesë e kësaj atmosfere unike. Le ta mbështesim së bashku sportin tonë dhe çiklistët tanë që po punojnë çdo ditë për të ngritur flamurin e Kosovës lart!", njofton FÇK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat