“Tour of Kosova” është mbajtur me sukses dhe çiklistët tanë patën paraqitje të mira.
Besart Nuha premton edhe më shumë në të ardhmen në këtë sport.
“Si Selektor i Kombëtares së Kosovës në çiklizëm, dua të shpreh krenarinë time për paraqitjen e sportistëve tanë në “Tour of Kosova”.
Treguam nivel të lartë dhe përkushtim maksimal në çdo etapë. Sportistët tanë konkurruan denjësisht përballë ekipeve të fuqishme ndërkombëtare dhe fituan respektin e të gjithëve.
Premtoj se në garat e ardhshme do të japim edhe më shumë!
Kushtet për punë dhe përgatitje janë gjithnjë e më të mira, më të organizuara dhe profesionale se kurrë më parë – dhe për këtë meritë të madhe i takon Federata e Çiklizmit e Kosovës , e cila po bën punë të jashtëzakonshme në mbështetje të çiklizmit.
E ardhmja është premtuese dhe ne jemi të përkushtuar ta çojmë Çiklizmin të Kosovës edhe më lart në skenën ndërkombëtare!”, ka shkruar Nuha.