Nga Kolumbia në Kosovë!

Çiklizëm

Nga Kolumbia në Kosovë!

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 19:48
Vladimir Eduardo Patino

Çiklisti nga Kolumbia, Vladimir Eduardo Patino, i bashkohet klubit më të suksesshëm në Kosovës, Kastriotit të Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur, Besart Nuha, anëtar i klubit Kastrioti.

Është një përforcim i madh për këtë klub që vargon suksese vit pas viti.

“Për herë të parë në historinë e çiklizmit të Kosovës, një çiklist nga Kolumbia bëhet pjesë e Klubi i çiklizmit Kastrioti nga Ferizaj.

Mirë se vjen Vladimir Eduardo Patino!

Ky hap historik dëshmon se Kastrioti po shndërrohet në një Klub shembull, që po hap dyert për Çiklizmin Ndërkombëtar dhe po vendos standarde të reja në Kosovë.

Pa përkushtim dhe pa punë nuk bëhet asgjë”, njofton Nuha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat