Blerton Nuha e Enilda Zeqiri, laureatët e vitit 2025

Çiklizëm

Blerton Nuha e Enilda Zeqiri, laureatët e vitit 2025

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 11:33
Më të mirët e vitit 2025 

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin 2026.

Presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, e ka vlerësuar si një vit i mirë vitin 2025, me synime që 2026 të jetë edhe më i suksesshëm në çdo sferë,

Në këtë ngjarje u vlerësuan sportistët më të dalluar, si dhe të gjithë ata që me punën dhe mbështetjen e tyre e kanë bërë të mundur rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti.

Sportistët e Vitit 2025 sipas kategorive:

Elite:
Blerton Nuha, Kastrioti Ferizaj
Enilda Zeqiri, Kastrioti Ferizaj

U23:
Albion Kastrati,  Kastrioti Ferizaj

Junior:
Festim Kurti, Prishtina 038 

Kadet:
Dion Bytyqi, Kastrioti Ferizaj
Çmimi Shpresa e Vitit:
Visar Nuha, Kastrioti Ferizaj

Gjatë ceremonisë u ndanë gjithashtu mirënjohje dhe shpërblime për të gjithë ata që kanë kontribuar në sportin e çiklizmit: referë, trajnerë, si dhe bashkëpunëtorë të shumtë që kanë ndihmuar në forcimin e lidhjeve tona me federatat botërore dhe evropiane.

Një falënderim i veçantë shkon për Ministrin e Sportit, si mbështetja më e madhe e aktiviteteve tona, për Komitetin Olimpik të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Infrastrukturës, Policinë e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Shërbimin e Ambulancës dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, të cilët kanë qenë thelbësorë në organizimin e garave.

Falënderim edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me mediat: Bota sot, RTK, TV21,  Radio Dukagjini, KosovaPress.
Kjo mbrëmje ishte dëshmi se çiklizmi në Kosovë po ecën përpara – falë sportistëve tanë, institucioneve, partnerëve dhe gjithë atyre që besojnë në këtë rrugëtim..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat