Federata e Çiklizmit e Kosovës e ka vlerësuar sukses rezultatin e çiklistit Blerton Nuha.
Çiklisti Nuha ka arritur një rezultat të mirë, gjithnjë duke iu referuar federatës.
“Në listën Top Competitors, Blerton Nuha renditet në vendin e 14-të me 30 pikë në një garë Grand Prix me konkurrencë ndërkombëtare.
Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare,
Blerton Nuha renditet i 14-ti në klasifikimin e “Top Competitors”, duke sjellë pikë të rëndësishme për Team CLN Kosova”, thuhet nga FÇK.