Tadej Pogaçar rishkruan historinë e Strade Bianche në stilin e tij, duke arritur fitoren e katërt në këtë garë që zhvillohet në Siena.
Çiklisti slloven e nisi sezonin me fitore për të shtatin vit radhazi.
Ai sulmoi fuqishëm 79 kilometra para finishit në rrugët e bardha dhe arriti të ruajë epërsinë deri në fund.
Vendin e dytë e zuri talenti i ri francez Paul Seixas, një minutë pas fituesit, ndërsa i treti u rendit bashkëlojtari i tij te UAE Team Emirates, Isaac del Toro.
Pas garës, Pogaçar falënderoi ekipin për mbështetjen dhe theksoi se do ta vazhdojë sezonin duke ecur garë pas gare.