Kosova me 8 çiklistë në garën ndërkombëtare në Shkodër

Çiklizëm

Kosova me 8 çiklistë në garën ndërkombëtare në Shkodër

Më: 10 prill 2026 Në ora: 21:46
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të radhës, e cila zhvillohet në Shkodër më 11–12 prill, me një përfaqësim prej tetë çiklistësh, përfshirë edhe një femër, duke e bërë këtë pjesëmarrje edhe më të veçantë për çiklizmin e Kosovës.

Për herë të parë, Kosova paraqitet me një ekip të plotë dhe të strukturuar në disa kategori, me synim paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultate sa më të larta në të gjitha etapat e garës.

Përbërja e Kombëtares së Kosovës:
Kategoria Elite:
Blerton Nuha (kapiten)
Agron Kelmendi
Valon Binakaj
Albion Kastrati

U23:
Visar Nuhaj
Junior:
Festim Kurti

Kadet:
Dion Bytyqi
Femra Elite:
Enilda Zeqiri

Programi i garës:
E shtunë: Etapa e parë – ora 14:00, me gjatësi 128 km
E diel: Etapa e dytë – ora 09:00, me gjatësi 157 km

Kombëtarja e Kosovës synon paraqitje sa më të mirë dhe luftë për podium në të gjitha kategoritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat