Kosova me paraqitje të shkëlqyer në etapën e parë në Shkodër
Është përmbyllur me sukses etapa e parë e garës ndërkombëtare të çiklizmit “Agim Tafili 2026” në Shkodër, me gjatësi prej 128 kilometrash, ku Kombëtarja e Kosovës u paraqit me 8 sportistë dhe regjistroi rezultate të jashtëzakonshme.
Ekipi ynë shkëlqeu që në ditën e parë të garës, duke siguruar tri vende të para në kategori të ndryshme dhe duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes.
Rezultatet e etapës së parë – Gara ndërkombëtare “Agim Tafili 2026” në Shkodër
Kategoria Elite
Blerton Nuha (kapiten) – Vendi i parë – 03:06:50
Visar Nuhaj – Vendi i pestë – 03:07:00
Valon Binakaj – Vendi i shtatë – 03:07:00
Albion Kastrati – Vendi i dhjetë – 03:07:13
Agron Kelmendi – Nuk e përfundoi garën (defekt teknik në biçikletë)
Kategoria Junior
Festim Kurti – Vendi i parë – 03:06:54
Kategoria Kadet
Dion Bytyqi – Vendi i parë – 01:39:40
Femra Elite
Enilda Zeqiri – Vendi i dytë – 01:42:21
Kjo paraqitje është një dëshmi e qartë e progresit të çiklizmit, sidomos duke pasur parasysh se për herë të parë Kosova garon me një ekip të plotë dhe të strukturuar në disa kategori.
Ndërkohë, nesër nga ora 09:00 do të zhvillohet etapa e dytë e garës, me gjatësi prej 157 km.