Fanella e grisur e Tadej Pogaçarit shitet për një shumë të pabesueshme prej 95,100 eurosh dhe të gjitha të ardhurat shkojnë për bamirësi!
Fanella e nënshkruar, por edhe e grisur, me të cilën çiklisti më i mirë i sotëm Tadej Pogaçar fitoi garën monumentale Milan - Sanremo të këtij viti të mbajtur më 21 mars, u shit për një rekord prej 95,100 eurosh, njoftoi faqja “domestiquecycling” dhe e gjithë shuma do të dhurohet për bamirësi.
Kampioni aktual botëror Pogaçar rrëzohet 32 kilometra para vijës së finishit të garës, por me ndihmën e shokëve të tij të ekipit ai u rikthye shpejt në krye dhe prapë arriti të festojë.
Pas garës, fanella e grisur e Pogaçarit u nënshkrua nga të gjithë shokët e tij të ekipit dhe u dërgua në ankand. Çmimi fillestar ishte 1,000 euro, por në fund çmimi i shitjes arriti në 95,100 euro, që është shuma më e lartë e dhënë ndonjëherë për një fanellë çiklizmi.
E gjithë shuma do t'i paguhet fondacionit humanitar të Pogaçarit, i cili kujdeset për atletët e rinj dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Shitja e fanellës së grisur nuk është hera e parë që një artikull i lidhur me Pogaçarit ka arritur një çmim të lartë në ankand.
Në dhjetor, biçikleta e tij, të cilën ai e ngjiti në Mont Ventoux gjatë Turit të Francës të vitit të kaluar, u shit në Sotheby's për 163,430 euro, që është shumë më e lartë se çmimi i saj standard.