Çiklisti Tadej Pogaçar ka treguar përsëri forcën e tij në “Tour de Romandie” duke e lënë pas konkurrencën në etapën e parë dhe duke marrë fanellën e liderit të përgjithshëm.
Pasi fitoi vetëm tre ditë më parë Liege-Bastogne-Liege, ai tregoi dominim edhe në 171.2 kilometra të etapës së parë në Martigny.
Pogaçar fitoi në një sprint mes një grupi të katërsh të arratisur dhe i la pas djemtë e rinj si Florian Lipowitz (25), Lenny Martinez (22) dhe Jörgen Nordhagen (21).
"Është bukur të fitoj etapën, sidomos kundër djemve të rinj", - tha Pogaçar pas garës. 27-vjeçari slloven shijoi gjithashtu të kalonte një rrugë të bukur që përfshinte një ngjitje deri në 1358 metra mbi nivelin e detit, në Ovronnaz.
Duket se Zvicra është një vend i favorshëm për Pogaçarin, pasi këtu fitoi titullin e tij të parë kampion i botës në vitin 2024.
Pogaçar tani udhëheq në renditjen e përgjithshme me një avantazh prej shtatë sekondash ndaj ndjekësit të tij më të afërt, Lipowitz. Etapa e dytë do të startojë të enjten nga Rue dhe do të përfundojë në Vucheren.