Federata e Çiklizmit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se Besart Nuhaj, trajneri i Kastriotit nga Ferizaj dhe trajner, ka përfunduar me sukses kursin e UCI për Coach/Trajner, duke u avancuar edhe më tej në ngritjen profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.
Po ashtu, Gafurr Nuha ka marrë certifikimin nga UCI.
Gjithashtu certifikimin nga Shimano si mekanik i çiklizmit, duke dëshmuar nivel të lartë profesional në aspektin teknik dhe mekanik.
Këto certifikime përbëjnë një hap shumë të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit në Kosovë, pasi Federata tashmë disponon kuadro të certifikuara në nivel ndërkombëtar, si në trajnim, ashtu edhe në përgatitje teknike dhe mekanike.
Besart Nuhaj dhe Gafurr Nuha tashmë përfaqësojnë ekspertizë të nivelit ndërkombëtar në shërbim të sportistëve tanë dhe të Kombëtares së Kosovës.