Kombëtarja e Çiklizmit e Kosovës do ta nisë nesër pjesëmarrjen në Turit e Shqipërisë, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit rajonal të çiklizmit.
Ekipi ynë kombëtar udhëton drejt kësaj gare pas një periudhe intensive përgatitore dhe kampi stërvitor, me synimin për të përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe për të arritur rezultate sa më të mira sportive.
Ky është edicioni i 83-të i Turit të Shqipërisë, ku marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të ndryshme të Evropës.
Pjesë e këtij eventi prestigjioz është edhe Kombëtarja e Çiklizmit e Kosovës.
Përbërja e ekipit të Kosovës:
Albion Kastrati
Blerton Nuha
Agron Kelmendi
Valon Binakaj
Visar Nuhaj
Agon Ahmeti
Federata e Çiklizmit e Kosovës u uron shumë suksese çiklistëve dhe stafit të Kombëtares në këtë sfidë të rëndësishme ndërkombëtare.