​Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit

Çiklizëm

​Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 08:45
Ilustrim

Federata e Çiklizmit e Kosovës do të mbajë më 3 qershor një konferencë për media në prag të organizimit të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, ngjarje që për herë të parë zhvillohet në Kosovë.

Konferenca do të mbahet nga ora 11:00, ku drejtuesit e federatës do të prezantojnë detaje lidhur me organizimin e kampionatit, përgatitjet teknike dhe operative.

Poashtu edhe synimet e ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë.

Në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit 2026 do të marrin pjesë përfaqësues nga 10 shtete të rajonit.

Organizimi i kësaj ngjarjeje konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit në vend

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat