Federata e Çiklizmit e Kosovës do të mbajë më 3 qershor një konferencë për media në prag të organizimit të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, një ngjarje historike që do të zhvillohet për herë të parë në Kosovë.
Konferenca do të nisë në orën 11:00, ku drejtuesit e federatës do të prezantojnë detaje rreth organizimit të kampionatit, përgatitjeve teknike dhe operative, si dhe objektivave të ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë.
Në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit 2026 do të marrin pjesë garues dhe përfaqësues nga 10 shtete të rajonit, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit në vend.
Organizimi i këtij kampionati konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit në Kosovë, si dhe një mundësi e mirë për prezantimin e kapaciteteve organizative të sportit kosovar në arenën ndërkombëtare. Aktiviteti do të zhvillohet gjatë tri ditëve, më 5, 6 dhe 7 qershor, ndërsa do të mbledhin çiklistët më të mirë të rajonit.