Kaq kohë pritet të kenë qytetarët që të aplikojnë për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti

Ekonomi

Kaq kohë pritet të kenë qytetarët që të aplikojnë për tërheqjen e 10%-shit nga Trusti

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Trusti Pensional

Qytetarët do të kenë katër muaj kohë që të aplikojnë për nxjerrjen e 10%-shit nga Trusti Pensional.

Kështu ka thënë të paktën Bekim Salihu nga Instituti GAP, i cili ka rikujtuar se të premten ka rënë nga sistemi uebfaqja e Trustit për shkak që qytetarë të shumtë janë kyçur në të.

 “Dje ka rënë web faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr paratë e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti zgjat katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Vlera që do të tërhiqet nga Trusti pritet të jetë diku rreth 200 milionë euro.

Shteti ndërkaq do ua kompensojë shumën e tërhequr atyre që në fondin e Kursimeve Pensionale kanë më pak se 10 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat