OAK: Mungesa e tabelave po dëmton bizneset

Ekonomi

OAK: Mungesa e tabelave po dëmton bizneset

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:19
OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese njofton se i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme duke shprehur shqetësim për mos furnizimin e makinave, kamionëve dhe mjeteve transportuese me targa.

OAK thotë se kjo po i rëndon dhe po i dëmton bizneset vendore, prandaj kërkojmë që me urgjencë të ofrohet një zgjidhje për bizneset.

“Bazuar në ankesat që ne kemi pranuar, bizneset vazhdimisht janë duke u ankuar për mos pajisjen e mjeteve transportuese me targa, edhe pse ato po obligohen t’i kthejnë tabelat e vjetra që janë me KS, mirëpo nuk po furnizohen me të reja”.

“Në rastin kur bizneset e vazhdojnë sigurimin e automjeteve dhe i kthejnë tabelat me KS, ato nuk po furnizohen me tabela të reja RKS, çka po i pengon me ato mjete të dalin jashtë kufijve të Kosovës”.

“Sektori i transportuesve tash e një kohë të gjatë është duke u përballë me disa sfida, të cilat rrjedhin nga mos anëtarësimi i Kosovës në TIR, e përballja me mungesën e targave vetëm se e rëndon funksionimin e tyre dhe të qenit konkurrues në treg”.

E gjitha kjo është një pengesë e madhe ndaj bizneseve vendore për të qarkulluar jashtë vendit, e që gjithashtu po favorizon transportuesit e rajonit, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që me urgjencë të reagohet në zgjidhje të këtij problem i cili është prezent dhe barrë e rëndë për bizneset nga muaji Nëntor i vitit të kaluar”, thuhet në shkresë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat